Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli në një intervistë në emisionin Top Story në Top Channel komentoi edhe tifozët që erdhën nga e gjithë bota për të parë ndeshjen e Conference League në Tiranë.
Ai u shpreh se tifozët erdhën me mendime negative për Shqipërinë dhe u larguan me përshtypjet më pozitive.
“U bë një Conference League që s’ishte imagjinuar ndonjëherë në vitet më përpara që të kishim atë stadium, të vinin 100 mijë vetë nga e gjithë Evropa, erdhën me mendjen se Shqipëria vend i drogës dhe e panë se Shqipëria është një vend evropian dhe ikën ndryshe.
Ky është sporti…dhe ky është psh. edhe Komiteti Olimpik i Peshëngritjes që bëri aktivitete, e Atletikës që bëri Kampionatin Evropian që solli 500 sportistë, Federata e taekowndosë…Të mos harrojmë që jemi Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë, kemi sjellë me dhjetëra sportistë, hotelet kanë qenë plot, këtë gjë ta bën sporti, nuk ta bën kjo politikë shterpë që është në këtë vend, nuk ta bën asnjë fushë tjetër, sporti është imazhi më i mirë që ka ky vend që ne mund të nderohemi”, tha Ylli.
Top Channel