Të gjithë sytë nga Zelensky, presidenti ukrainas do i drejtohet samitit të G7

27/06/2022 11:02

Në ditën e dytë të samitit të G7 , Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet tu kërkojë liderëve në adresimin e tij, më shumë armë të rënda.

Fjala e Zelenskyt në G7 vjen në një kohë  kur disa sulme me raketa kanë goditur Kievin, dhe zona tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës dhe vendet pjesëmarrëse pritet të zotohen për më shumë mbështetje ushtarake për Kievin, si dhe më shumë sanksione për Moskën.

Liderët perëndimorë janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se sulmet ruse me raketa tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe të mbështesim ukrainasit”.

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka menduar se NATO dhe G7 do të ndaheshin, “mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”.

Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë mbahet në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë. Edhe aty Zelensky pritet të mbajë një fjalim.

Top Channel