Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, prej kohësh është larguar nga Partia Demokratike ku ka dhënë kontributin e saj prej vitesh, por mundësinë e rikthimit e lë të hapur.

E pyetur nga gazetari Sokol Balla në “Top Story”, Bregu shprehet se realiteti i sotëm i partisë më të madhe opozitare është se nuk ofron zgjidhje për të qenë alternativë dhe për të ardhur në pushtet. Ajo thotë se do të donte emra të tjera në drejtimin e partisë.

Por, a kushtëzohet rikthimi i saj në PD nga këto situata?

“Fakti që unë flas për PD nuk do mbajnë shënim çfarë them se në fund të ditës do thonë nuk foli për partinë time por për partinë e vet foli. Unë jam në një punë, jam në një detyrë që mësa duket po e bëj mirë, edhe ti s’kishe dëgjuar ndonjëherë për RCC besoj si shumë të tjerë.

Dhe nuk është pak nuk më mban larg nga politika, nuk është organizatë teknike, nuk është organizatë në të cilën ne bëjmë rregulla e matrica gjithë ditën. Po të shohësh unë jam pa tabela, është një organizatë që më mban. Këtë pjesën e sportit gjimnastikës politike e kam të përditshme. Në nivel tjetër, se nuk është politikë lokale.Por nesër kush e di. Të gjithë çohemi në mëngjes e pavarësisht sa fjalë të bukura ka gjuha shqipe, përgjithësisht falë fjalëve të huaja që kanë hyrë ne themi ‘kismet’”.

Pra, rikthimi.. me kismet? Kismet, thotë Bregu.

Top Channel