Maturantët që kishin zgjedhur biologjinë mes 11 programeve në listën e lëndëve me zgjedhje , dolën më të pakënaqurit duke pretenduar se pyetjet ishin jashtë programit.

Sot janë publikuar notat e provimit të biologjisë, ku mesatare e përgjithshme e notave të marra është 7.74.

Në total, 5975 maturantë zgjodhën biologjinë si provim me zgjedhje, ku 59 prej tyre janë vlerësuar me notën maksimale 10.00.

125 prej këtyre maturantëve nuk kanë mundur dot të kalojnë pragun e pikëve kaluese, duke u vlerësuar me notën katër.

Klikoni këtu për të parë statistikat e provimeve me zgjedhje.

Top Channel