Numri i bagëtive në vendin tonë ka pësuar ulje gjatë viteve të fundit dhe kjo ka sjellë rënie në të gjithë sektorin e blegtorisë dhe produktet e mishit apo të qumështit.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 numri i gjedhëve pësoi 26 mijë krerë lopë më pak se në vitin 2020.
Edhe numri i deleve pësoi rënie me 58 mijë më pak se në vitin 2020, ndërsa ra edhe numri i pulave me 3.2 për qind.
Përmirësim pati mbarështimi i bletëve, që pësoi rritje me 10% në vitin 2021, krahasur me 2020-tën.
Nga rënia e numrit të bagëtive dhe lopëve ra qumështi me 3.7%, mishi me 1.5%, ndërsa mjalti u rrit me 5.1%.
Sipas INSTAT, në vitin 2021 84,83% e qumështit u prodhua nga lopët, 8% nga dhitë dhe 7,2% nga delet. Prodhimi qumështit nga delet për vitin 2021, është 73.466 tonë, ndërsa nga dhitë është 80.173 tonë.
Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 148 mijë tonë, ndërsa prodhimi i mjaltit për vitin 2021 është 4.835 tonë.
Top Channel