Në Shqipëri po tregtohet edhe drogë sintetike. Anila Hoxha zbulon kapjen e një sasie prej 400 kokrrash ekstazi një javë më pare

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar ditën e sotme në “Top Talk” se në Shqipëri përdoret edhe droga sintetike pra ekstazia.

Ajo bëri të ditur një rast të zbuluar një javë më parë, I cili nuk është bërë publik pasi është ende nën hetim, ku dy tre kosovarë në Kosovë u kapën me 400 kokrra ekstazi gati për shitje. Hoxha tha se nuk dihet ende nga mund të vijë kjo drogë apo kush e importon atë ë Shqipëri

“Rezulton edhe një fenomen tjetër, ekstazia. Ka filluar të përdoret shumë, droga sintetike.Rasti më i fundit i zbuluar me gati 400 kokrra ekstazi ishte javën e kaluar në zonën e Dhërmiut, u kapën tre persona nga Kosova që e shpërndanin. Rasti është ende në hetim nuk është bërë publik. Nuk ka pasur ende një rast konkret që të zbulohet nga vjen ekstazia apo kush e sjell atë në Shqipëri.”- tha Anila Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA