Një 72-vjeçar ka humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i mëshuari që ndërroi jetë nuk ishte imunizuar nga virusit.

Nga 366 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnjë, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastër.

Në gjithë vendin, janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid19 dhe aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,844 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 90
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 366

Testime totale 1,844,561
Raste pozitive 279,167
Raste të shëruara 273,844
Raste Aktive 1,825
Humbje jete 3,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,349
Fier 131
Vlorë 86
Durrës 65
Gjirokastër 47
Lezhë 38
Shkodër 34
Elbasan 30
Berat 20
Korçë 16
Dibër 7
Kukës 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA