Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit.

Mësohet se një makinë tip “Wolksvagen” me drejtuese Klaudia Xhaferraj ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Për pasojë kanë humbur ajo ka humbur jetën, bashkë me djalin 6-vjeç.

Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Rreth 15 minuta më vonë, u nxor edhe nëna nga mjeti, edhe ajo nuk mundi të mbijetojë.

Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin duke rënë në lumin e Osumit.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA