A mori ftesë për t’u rikthyer në PD ? Bregu: Berisha më dërgoi…

27/06/2022 22:06

Majlinda Bregu, tashmë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pranon se ka marrë një ftesë për t’u rikthyer në Partinë Demokratike, tani që drejtohet nga Sali Berisha.

“Po, Berisha ka bërë një ftesë publike, dhe kjo ka qenë ftesa për t’u kthyer dhe për të qenë pjesë e PD”, thotë Bregu në “Top Story”.

Disave u ka shkuar edhe në mënyrë nominale, thotë gazetari Sokol Balla.

“Ftesë me letra thua këtë nuk e di. Ftese me letër jo, unë nuk kam dyshim fare në këtë pjesë dhe disa herë në fakt edhe e shoh kur media ka pyetur emra që rikthehen kush do të rikthehet etj., nuk kam pasur dyshim që Berisha do thoshte janë të mirëpritur të rikthehen të gjithë ata që janë larguar, dhe s’kanë qenë pjesë aktive. Ose që I larguan më saktë se ne nuk u larguam”, përgjigjet Bregu.

Por, a mendoni se kjo ftesë është e sinqertë?

Për t’u rikthyer? Nuk kam ndonjë dyshim për pjesën e sinqeritetit se në këtë moment duhen të gjithë , por unë jam në tjetër rrugë, në tjetër pozicion. Më pyete pak më parë a është PD partia ime?

Unë nuk është se kam qenë anëtare në një parti tjetër politike, apo jam anëtare në parti tjetër politike, që ta konsideroj të mbyllur historinë me PD. Por nga ana tjetër mund të them se nuk vuaj nga ndonjë sindromë Stokholmi që të them, pa u sqaruar gjërat, dhe nuk është ky momenti qoftë edhe për shkak të angazhimeve që kam. Në këtë moshën tonë ke pesimizmin e intelektit që të vjen nga të menduarit dhe optimizmin e vullnetit. Po hajde ta gjesh pastaj se cili predominon në periudha të caktuara. Kështu që sigurisht jam dhe shumë më e qartë se sa isha në 2016, e kuptoj, që mbase në 2016 disa nuk i ka dalë inati akoma, ose sot, se në 2016 kam thënë gjëra që po i thonë tani, përditë e përditë. Por kjo më bën mua të kem një raport pak më të mirë në ato përsiatjet, pse jo, po sikur, po më mirë… Jam në ato përsiatjet kur njeriu fillon bën luftë me veten dhe i thua ok, qetësohu se të paktën ke pasur të drejtë nuk ke thënë budallallëqe.

Top Channel