Sirena gjermane për Bajramin, drejtuesi i njohur gati t’ia “rrëmbejë” Fiorentinës

26/06/2022 18:45

Nedim Bajramin e duan edhe në Bundesligëm gjermane. Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare, bëri një sezon shumë të mirë me Empolin, pavarësisht oshilacioneve.

Në sezonin e tij të parë në Serie A, 23-vjeçari shënoi 6 gola dhe dhuroi 7 asiste, ndërkohë që realizoi edhe 3 gola të tjerë në Kupën e Italisë.

Shtatorin e kaluar debutoi edhe me kombëtaren shqiptare (7 ndeshje). Fiorentina insiston prej kohësh për shërbimet e tij, por në garë është futur edhe Hertha Berlin.

 

Drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Fredi Bobic ka nisur bisedimet me drejtuesit e Empolit, duke shprehur interesim konkret për Bajramin.

Klubi italian kërkon mbi 10 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërkohë që Bajrami shpreson të nisë një tjetër aventurë në karrierë./ SuperSport

Top Channel