Karnaval i Santa Cruz de Tenerife në Spanjë është rikthyer këtë fundjavë me vallëzime dhe turma të mëdha që mbushën rrugët që nga e enjtja, pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.
Rreth 800,000 njerëz u janë bashkuar festimeve, duke përshëndetur rikthimin e karnavalit “më të sigurt dhe më të këndshëm” në botë.
“Kemi pritur dy vjet për këto karnavale. Arritëm këtu në 10 të mëngjesit dhe kostumet i blemë tre muaj më parë. Kur shijon karnavalin, e jeton vërtet”, thotë Delia Delgado.
“Shkurti është koha normale për këto karnavale, por nuk ka probleme edhe pse jemi në qershor, e rëndësishme është që jemi këtu”, shprehet Pablo.
“Më vjen keq që do zgjasë kaq pak , kemi kohë deri të hënën, është më i shkurtë se çdo vit tjetër. Edhe pse temperaturat ishin të larta, kjo nuk i pengoi fansat e karnavaleve që të dilnin e të festonin“, rrëfen Naara.
Top Channel