Kosova vitet e fundit po përballet me një fenomen shqetësues, minorenët në shkolla mbajnë thika dhe ndonjëherë edhe armë zjarri.

Radio Evropa e Lirë zbuloi gjatë një investigim se minorenët mund të porosisnin thika në internet lehtësisht. dhe jo vetëm. Gjatë investigimit u zbulua se minorenit i dorëzohej me postë në shtëpi thika dhe askush nuk ndërhynte për ta ndalur këtë zinxhir kriminal që me shumë gjasa mund të jetë burim i një krimi.

Mbajtja e armëve apo thikave mes të rinjve ka bërë që debatet mes tyre të moshës, shpesh të kthehen në tragjedi. Policia e Kosovës  raporton se vetëm gjatë muajve janar -maj të këtij viti janë shënuar 288 incidente mes nxënësve ndërsa gjatë vitit 2021 janë shënuar 413 sherre në shkolla. në mars të këtij viti një 14 vjecar Rijad Hyseni humbi jetën në Prishtinë pasi u godit me thikë.

Pak ditë më pare, policia e Kosovës raportoi se në shkollat e Ferizajt u kap një arsenal i tërë me armë dhe mbi 40 thika.

Këshilli i Prindërve në Kosovë bën thirrje që policia të shtojë prezencë pranë shkollave edhe pse statistikat tregojnë se incidentet mes nxënësve ndodhin shpesh jashtë shkollave, rrugës kur nxënësit kthehen në shtëpi apo kur shkojnë në shkollë.

Top Channel