Kongresi Zgjedhor i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Rama: Peshëngritësit janë vërtetë një frymëzim…

26/06/2022 21:16

Këtë të dielë është mbajtur mbrëmja e Kongresit Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Tiranë, për delegacionet e 150 vendeve të botës.

Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes , Mohamed Zhalud.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky eveniment kaq i rëndësishëm tregon respekt për federatën e vendit tonë dhe imazhin e ri të Shqipërisë në botë.

Rama tregoi se peshëngritësit janë vërtetë një frymëzim, pasi kanë treguar se edhe pse vijnë nga një vend i vogël ia kanë dalë.

Njëkohësisht ai tha se kjo ka ndodhur falë këmbënguljes së Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, i cili ishte i bindur për ta bërë këtë.

“Është e lehtë për të ardhur këtu në Shqipëri, nëse do të doni të lëvizni në një vend pa viza ky vend është Shqipëria. Ejani në Shqipëri kur të doni për të pushuar. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me certifikata. Kjo gjë nuk është aspak diçka thjeshtë poetike por kjo bazohet në Kushtetutën e pare Kanuni i parë i shqiptarëve , paragrafi i parë”, tha Rama.

Ai vendosi ta mbyllë fjalimin e tij me këto fjalë:

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe miqve, kështu që meqë Zoti nuk ka ardhur mbetet për miqtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA