Kërkesat e larta për të regjistruar fëmijët ne kopshtet dhe çerdhet publike në kryeqytet, ka sjellë nevojën për shtim të kapaciteteve, ndaj prej shtatorit 7 ndërtesa të reja do të jenë gati.
“Tirana qytet ka 39 çerdhe, 46 kopshte dhe 50 kopshte ne periferi. Ne një dite maksimumi marrin shërbim 3500 fëmijë ne çerdhe dhe 8000 fëmijë aktualisht ne kopshtet e Tiranes. Do shtohen ndërtesa te reja dhe i jepen mundësi 500-700 fëmijëve të tjerë që t’i regjistrohen”, shprehet Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e kopshteve dhe çerdheve.
Ndërtesa janë në ato zona ku nevoja për regjistrimin e fëmijëve ka qenë në rritje ndërsa kanë munguar cerdhet dhe kopshtet.
“Nga këto 7 ndërtesa të reja 6 janë kopshte dhe një ndërtesë e integruar çerdhe dhe kopsht. Ndërtesat janë ne periferi te njësisë 2, ne njësinë 4, në njësinë 7, njësinë 9 dhe njësinë 11. Ne kopshte jemi ne momentin e mbledhjes se aplikimeve. Në fazën e pare do te ketë fëmije që nuk do te jene pjese e shërbimit në kopshte, por me hapjen e ndërtesave te reja te gjithë do e marrin këtë shërbim”, shton Beqiri.
Grupet në kopshte duhet të jenë deri në 30 fëmijë, por ka raste kur ky numër tejkalohet.
“Kemi disa çerdhe ku për një vend ka raport te konsiderueshëm kërkesash ne raport me vendet që kemi. Gupet e kopshteve krijohen me 25-30 fëmije dhe kane dy edukatore dhe një staf mbështetës. Jemi detyruar që për shkak te kërkesave te mëdha ne disa kopshte që të kemi pasur edhe numër me te larte se numri 30”, thotë Beqiri.
Për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet publike të kryeqytetit ka afat deri më 24 qershor dhe zgjasin nga ora 9 e mëngjesit deri në 2 të drekës.
Top Channel