Një deklaratë e moderatores Erjola Doçi se shpenzon dy mijë euro për produktet e kujdesit për lëkurën, është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
E ftuar para disa ditësh në emisionin “Shqipëria live”, ish-konkurrentja e “She’s On Top”, tregoi se i kushton mjaft kohë dhe para kujdesit për veten.
Sot, në rubrikën “Totuar”, në emisionin “E Diell”, ajo sqaroi deklaratën që thotë se është keqkuptuar.
Si fillim, moderatorja nxjerr krëhërin me të cilin trajton këmbët dhe shpjegon ‘live’ procedurën.
“E para, kjo është kulturë… po kreh këmbët, që e bëj gjithmonë pas dushit. Po e demonstroj, por nuk bën ky dy mijë euro. Të ndihmon në qarkullimin e poreve dhe qarkullimin e gjakut”.
Kujdesi për lëkurën është prioritet për Erjolën dhe për këtë arsye thotë se shpenzon më shumë për kremëra se sa për veshje dhe aksesorë të tjerë.
“Dikush ka prioritet të vishet, të blejë çanta. Unë kam prioritet higjienën, pastërtinë dhe skincare. Këto nuk bëjnë dy mijë euro për një muaj, por një furnizim është aq. Varet sa zgjat, dy muaj, pesë muaj…”
Top Channel