Xhirafa ‘bebe’ mahnit vizitorët me paraqitjen e parë në kopshtin zoologjik (video-foto)

25/06/2022 21:34

Një xhirafë e sapolindur ka surprizuar dje vizitorët me një kalim të shpejtë prapa skene në kopshtin zoologjik Taronga në Australi.

Vizitorët ishin të parët që pikasën këlyshin e vogël mashkull mes barit të gjatë, të shoqëruar nga kujdestarja Bobby-Jo Vial.

Ajo tregon se moti një ditë më parë ishte me mjegull, prandaj e dinte se mund të kishte ndodhur diçka, duke iu referuar lindjes së këlyshit.

Xhirafat besohet se koinçidojnë lindjen e këlyshëve me kushte jo të përkryera të motit, si për shembull me kohë stuhie apo gjendje të tjera të pazakonta, për të ndihmuar mbijetesën e këlyshëve të dobët ndaj sulmeve te predatorëve.

Ky ishte këlyshi i shtatë për nënën xhirafë Ntombi, kurse babai i tij Mtoto ishte transferuar në seksionin e shumimit të kopshtit zoologjik prej vitit 2019 për të rritur diversitetin gjenetik të xhirafave.

Popullsia e xhirafave ka qenë në rënie dekadën e fundit prej humbjes së habitatit, gjuetisë së paligjshme, grackave dhe luftërave, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
Një xhirafë e sapolindur ka surprizuar dje vizitorët me një kalim të shpejtë prapa skene në kopshtin zoologjik Taronga në Australi.

Top Channel