U denoncua i zhdukur nga i biri dy ditë më parë, gjendet i mbytur në rezervuarin e Hecit 67-vjeçari
25/06/2022 12:47
Dilaver Bishtoku u gjet i mbytur ndërsa nga kqyrja e trupit nuk u vërejtën shenja dhune.
Ende nuk dihet nëse rënia në ujë ka qenë aksidentale apo bëhet fjalë për vetëvrasje. Familjarët thonë se 67-vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
Po ashtu është gjetur edhe 31-vjeçarja nga Librazhdi e cila u denoncua nga familjarët si e zhdukur disa ditë më parë duke braktisur edhe fëmijët.
E pyetur nga policia 31-vjecarja ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.
Top Channel