Edhe pse ata nuk ishin martuar kurrë, ka shumë mundësi që pas mosmarrëveshjeve, Pique dhe Shakira do të detyrohen të dalin para gjykatës për të zgjidhur atë që është më e mira për dy fëmijët e tyre.

Milan dhe Sasha, dy fëmijët e lindur nga Shakira dhe Gerard Pique, tashmë janë me pushime nga shkolla, ndaj, dëshira e nënës së tyre është që t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj.

Megjithatë, nga Suedia, lojtari i klubit të Barcelonës e ka bërë të ditur refuzimin e tij për t’i lënë fëmijët të largohen nga Spanja. Ai ka arsyetuar se refuzimi bazohet në faktin se kaq shumë kohë larg gjyshërve të tyre dhe babait nuk do të ishte mirë për fëmijët.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA