
Nga dy shokë klase në prindër të tre fëmijëve! Historia prekëse e Diogo Jotës dhe partneres së tij Rute, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës
04/07 08:09
James Rodrigues ëndërron të luajë përsëri në Europë. 30-vjeçari ka vendosur të largohet nga skuadra e Al-Rayyan dhe po diskuton me agjentët e tij mundësinë e rikthimit në “kontinentin e vjetër”.
Ish-i i Real Madrid së fundmi ka bërë publike se ka refuzuar ofertën e brazilianëve të Botafogo dhe ky është një sinjal i drejtpërdrejtë i dëshirës së tij për të luajtur në Europë.
Për herë të fundit, James në tokën europiane luajti për Everton gjatë sezonit 2020-2021, ndërsa tani është në pritje për të dëgjuar çdo ofertë që mund të vijë në drejtim të tij./ Super Sport
Top Channel