Vala e të nxehtit/ Më e keqja pritet javën e ardhshme, cilat do të jenë zonat më të nxehta

24/06/2022 15:47

Termometri gjatë fundjavës në vendin tonë pritet të shënojë 36-37 gradë Celsius.

Lajda Porja nga MeteoAlba, thotë se zonat më të nxehta do të jenë Kopliku, Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Elbasani, Berati. Në zonë të caktuara, do të kapërcehet dhe kjo vlerë.

Megjithatë, mëngjeset dhe mbrëmjet nuk janë më temperatura shumë të larta, janë lehtësisht mbi mesataren shumë vjeçare. Mesdita më pas është e nxehtë.

Nuk ka reshje shiu, me përjashtim mbrëmjen e së shtunës, ku priten rrebeshe të izoluara në veri-verilindje.

Pritet që i nxehti të na shoqërojë jo vetëm këtë fundjave, por dhe fillimin e javës tjetër. Sipas parashikimeve, më e keqja pritet javën që vjen, thotë Porja, që do të thotë se do të jenë ditë përvëluese për të gjithë.

 

Top Channel