Shkon në 1150 numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Afganistan

24/06/2022 11:26

Autoritetet talibane në Afganistan njoftuan se kishin ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 22 qershorit që goditi pjesën lindore të vendit, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1150 persona.

Abdul Wahid Rayan, drejtori i agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Bakhtar’ tha se numri i viktimave sipas raportit të fundit ka arritur në 1150 persona nga 1000 që ishin raportuar më parë, ndërsa të plagosurit janë të paktën 1600.

Më herët, më 24 qershor, Muhammad Nassim Haqqani, zëdhënësi taliban i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha për mediat se mbi 10 mijë banesa ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Pakistanin.

“Opercionet e shpëtimit kanë përfunduar”, – deklaroi Haqqani, pa dhënë shpjegime të mëtejshme se përse po ndalonin operacionet e kërkim shpëtimit, vetëm 48 orë pas tërmett tragjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA