Shfrytëzonin qendrat e masazheve për prostitucion, arrestohen dy vajza në Tiranë (Emrat)
24/06/2022 15:29
Dy vajza të identifikuara si Jetmira Demiraj, 30-vjeçe dhe Rexhina Lika, 20-vjeçe janë vënë në pranga pasi shfrytëzonin dy qendra masazhesh për prostitucion në Tiranë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Spa”, u bë e mundur zbulimi i dy qendrave të prostitucionit në zonën e “Ish-Blloku” dhe “21 Dhjetori”.
Në gjendje të lirë u proceduan A. Ll., Xh. T. për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel