Anëtarët e grupit të suksesshëm të Free Mc, janë këtë të premte pjesë e emisionit “Më lër të flas” me moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj, ku kanë treguar rreth fillesave se si u formula grupi dhe vazhdimësisë.
Ata thanë se iniciatori për këtë grup ishte Genti, i cili tashmë nuk është më pjesë e grupit dhe gjatë kalimit të kohës ky grup u shpërbë nga pak pasi një pjesë e tyre emigruan jashtë.
Free Mc shpjeguan se marrëdhëniet mes anëtarëve fillestarë janë akoma shumë të mira.
Donald Veshaj: Do donim ta dënim se si nisi?
Free Mc: Ishim ne vëllezërit dhe ca shokë të tjerë.
Donald Veshaj: Përse janë larguar anëtarët e tjerë? Ishin tradhëtarë?
Free Mc: Jo jo. Grupi ishte I vështirë të mbahet. Dikush u largua, dikush iku në Angli. Mbase ne mendojmë se na tradhëtuan, mbase ata e mendojnë se i tradhëtuam ne. Por ne të paktën mendojmë se janë ndarë gjërat korrekte dhe kemi marrëdhënie të mira. Iniciatori për gjithë këtë, ishte një djalë që nuk është këtu me ne.
Top Channel