Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë prej ditësh vendin tonë, ka bërë që të rritet numri i pacientëve që i drejtohen qendrave shëndetësore, për të marrë ndihmë për probleme nga më të voglat, deri tek ato që shkakton goditja nga dielli.

Unë kam ardhur nga Anglia. Mendo çfarë moti atje dhe çfarë dielli këtu. Unë vuaj nga diabeti dhe tensioni. I shmang orët e pikut, por sot kisha punë. Sa jam në këtu, rri në hije të pishave të Golemit

Nuk i ndaj kapelen dhe syzet. Pi shumë ujë e lëngje. Vera këtë punë ka tani. Por unë lëviz edhe në orët me diell, sepse të tillë e kam punën“, shprehen qytetarët.

Ursina Hajdini, mjeke familje: Moshat më të rrezikuara nga i nxehti janë të moshuarit, fëmijët, por edhe gratë shtatzëna, si dhe pacientët me sëmundje kronike, veçanërisht ata që vuajnë nga zemra, diabeti, veshkat.

Goditja nga i nxehti fillon që me simptoma të lehta, që janë ulje tensioni, marrje mendsh, dhimbje koke, ndjesi e përgjithshme dobësie. Por mund të kalojë në të vjella, humbje ekuilibri, e deri në shtrim në spital.

Me marrjen e disa masave të thjeshta në përditshmëri, mund t’i shmangim këto efekte anësore të temperaturave të larta, që nisin që nga mosdalja në diell nga ora 11 paradite deri në 5 pasdite, përdorimi I veshjeve të lehta, të gjera e të pambukta, konsumimi i sa më shumë lëngjeve, sidomos ujit, shmangia e pijeve alkoolike, e pijeve me kafeinë dhe shumë sheqer.

Ka dhe profesione që janë të rrezikuara, për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë në diell, si ndërtimtaria dhe bujqësia. Ne I këshillojmë që të konsumojnë sa më shumë ujë e lëngje gjatë ditës e të alternojnë qëndrimin në diell me atë në hije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA