Dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë evidentuar nga policia e Shkodrës.
Në vendin e quajtur “Vilu”, Velipojë, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Autori i dyshuar si kultivues I bimëve narkotike në këtë zonë është R. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim.
Rasti tjetër u evidentuar në fshatin Obot, në vendin e quajtur “Zalli Bunës”, ku u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
“Pronari” dyshohet se është H. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel