Edhe pse mund të kenë  kohë që e kanë kaluar covidin pasojat tij vijojnë t’i ndiejnë edhe pothuajse pas një viti.

Mjekët e përkufizojnë ‘long covid’  ose covid i zgjatur dhe thonë se kjo po konstatohet jo vetëm tek ata persona të cilët e kanë kaluar në gjendje të rendë shëndetësore por edhe tek ata qe e kanë kaluar lehtë apo kanë qenë asimptomatike.

Përllogariten 10 % e personave që kanë kaluar covidin të jenë prekur nga ‘Long Covid’ dhe  një pjesë e mire ndiejnë ende rrahje të forta të zemrës apo vështirësi për  të ecur.

Ne këto raste Mjeket këshillojnë që asnjë simptomë të mos neglizhohet por të kontaktohet mjeku i familjes në mënyrë që të orientohen për tek mjeku specialist sipas gjurmëve që ka lënë Covid .

Sipas studimeve të bëra nga Qendra Kombëtare për statistikat Shëndetësore në ShBA përllogaritet  që 1 në 5 persona të prekur nga Covid  janë prekur nga ‘Long Covid’.

Top Channel