Ish drejtori i Ujësjellësi-Kanalizime në Kurbin Alfred Prodani pritet të ekstradohet drejt Spanjës për tu përballur me drejtësinë Spanjolle, i cili akuzohet për vjedhje ndaj sulmuesit Benzema.
Pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40 ditor gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për Prodanin duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradim drejt Spanjës.
Menjëherë pas arrestimit të tij autoritetet Spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh, duke detyruar kështu togat e zeza në Kurbin që ta mbajnë në burg me qëllim ekstradimi.
Alfred Prodani u arrestua nga policia e Lezhës ne Maj të këtij viti nën akuzën “Vjedhje me dhune” pasi ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar.
Top Channel