Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Alvarez pësoi një gjendje të fikti teksa garonte në Kampionatin Botëror në Budapest, por Trajnerja saj, Andrea Fuentes u hodh në kohë në ujë për të shpëtuar menjëherë.
“Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet e plazhit nuk po e bënin”, tha trajnerja pas ngjarjes.
Fuentes, u zhyt në fund të pishinës dhe e tërhoqi zvarrë Alvarezin në sipërfaqe përpara se të ndihmohej për ta çuar notaren në buzë të pishinës.
“Isha e frikësuar sepse pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani ajo po bëhet shumë mirë”, tha Fuentes.
Alvarez u dërgua me barelë në qendrën mjekësore të pishinës, ndërsa tifozët mbetën të shokuar nga kjo ngjarje. Ekipi amerikan i notit më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se ajo po bëhet shumë mirë.
Top Channel