Neymar në merkato? Al-Khelaifi sqaron të gjithë situatën dhe paralajmëron ekipin

23/06/2022 11:15

Në verën e vitit 2017, Neymar zbarkoi në Paris si një “yll” dhe me statusin e një prej lojtarëve më të mirë në botë, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Në fundin e sezonit, Mbappe rinovoi kontratën me PSG dhe klubi nënkuptoi menjëherë së projekti ka të bëjë me sulmuesin francez dhe jo me Neymar apo Messi. Por, nëse flasim për brazilianin, rëndësia e tij tashmë pothuajse është e papërfillshme sepse ajo është zbehur me kalimin e kohës, nga rendimenti jo i mirë, dëmtimet, polemikat jashtë fushës dhe në fund Mbappe.

Në një intervistë, presidenti i parizienëve, Al Khelaifi lëshoi disa sinjale të drejtpërdrejta për Neymar, por edhe për të tjerë, duke lënë të kuptohet se me përjashtim të Mbappe, të tjerët janë të gjithë të prekshëm në këtë skuadër.

 “Ne duam lojtarë që e duan klubin, që duan të luftojnë dhe që duan të fitojnë. Ne duam që ai mentalitet të përhapet në të gjithë klubin, deri te  moshat.  Ajo që mund të them është se ne presim që të gjithë lojtarët të bëjnë shumë më tepër se sezonin e kaluar, shumë më shumë. Të gjithë duhet të jenë 100%. Natyrisht, ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë për të shkuar larg dhe për të realizuar çdo objektiv, por  sezonin e ardhshëm objektivi është i qartë, të punojmë çdo ditë me 200% e secilit lojtarë dhe të fitojmë gjithçka”,-deklaroi ai.

Megjithatë, këto fjalë nga Al-Khelaifi nuk përbëjnë rrezik për Neymar. Në fakt, braziliani, ka një klauzolë deri në verën e vitit 2025 dhe për momentin asnjë klub nuk ka bërë tentativa për blerjen e tij, kjo dhe për faktin tjetër, se Neymar kërkon një pagë shumë të lartë.

Realiteti gjithashtu tregon edhe diçka tjetër, që, braziliani, po përjeton një nga momentet më kritike të karrierës së tij në Paris. Gjithsesi, në orët e fundit ka pasur zëra, deri diku pa shumë zhurmë, që PSG është e gatshme të bisedojë me çdo klub që interesohet për ish-in e Barcelonës dhe kjo me pak fjalë mund të përkufizohet si një krisje totale midis palëve. Vera dhe merkato sapo ka nisur dhe tani e ardhmja e Neymar në Paris është e pasigurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA