E reja del ‘për xhiro’ me patina e shoqëruar nga qeni dhe kali i saj në videon virale në rrjet (fotot)

23/06/2022 15:55

Një video është bërë virale në rrjetet sociale në të cilën shihet një vajzë e re që ecën në patina me elegancë teksa qeni dhe kali i saj e shoqërojnë në xhiron në zonën rurale.

Duket se është një kënaqësi e madhe të shikosh rrëshkitjen e vajzës në patina teksa shoqërohet nga vrapimi i dy miqve të saj leshtorë, te cilët i bëjnë shoqëri gjithë kohës.

Video u nda fillimisht në rrjetin Buitengebieden ku është shikuar miliona herë.

Vajza tashmë e identifikuar si Sarah, shihet duke ecur lehtësisht në patina në një copë rruge të virgjër në sfondin e lindjes ose perëndimit të diellit, bashkë me dy miqtë e saj, ata të gjithë shoqërojnë çdo sekondë të aventurës.


Përdoruesit e rrjetit miratonin pamjet e pafajsisë së personazheve, por kishte dhe skeptikë që thonin e gjithçka mund të jetë krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Shumë e bukur të kënaq shpirtin,” shkruante një përdorues.

“Edhe unë vrapoja me kalin tim disa vite më parë”, shkruante një tjetër, “Ai më lejonte gjithmonë të fitoja”.

“Kjo është vetëm një makineri klikimesh e krijuar nga inteligjenca artificiale që më pas të dërgon në përmbajtje të tjera të propagandës”, shkruante një prej skeptikëve.

FOTO GALERI
2/4
Video u nda fillimisht në rrjetin Buitengebieden ku është shikuar miliona herë.

Top Channel