Njohësi i procesit të integrimit, Gledis Gjipali në një lidhje me skype në emisionin Top Story u shpreh se fjalimi i ashpër i kryeministrit Edi Rama në Bruksel në lidhje me pengesat që po has vendi në anëtarësimin në BE nuk ishin tabu.

“Janë të gjithë elementë që tregojnë një dobësi të Evropës që do të reflektohet në analiza dhe veprime në vazhdim. Mendoj që është një bast i vendosur nga Rama dhe Vuçiç i cili e ka luajtur më shpesh këtë gjuhë herë të viktimës herë të presionit, kësaj radhe ishte i presionit. Nuk është tabu se po të shohim brenda BE ka reagime të forta nga shtete, që nga Orban që ka kundërshtuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Replika të tilla ka brenda BE-së.  Ngelet për t’u parë (a i nënm mirë apo jo kjo vendit), nuk mendoj se është thyer ndonjë tabu e madhe apo e rëndë që të mund të reflektohet në procesin e anëtarësimit. Rama e përmendi se nuk kemi çfarë të themi më se fjalët e tyre janë më të mirat, por asgjë nuk ndryshon dhe është normale që ky frustracion të shprehet me gjuhë më pak diplomatike. Edhe ne mund ta përdorim këtë gjuhë të drejtpërdrejtë”, tha Gjepali.

I vetmi rezultat pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin evropian ishte pranimi në tryezën e këshillit me statusin e vëzhguesit.

Dy vendet janë sërish larg çeljes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE.

Nëse në të shkuarën, vende si Franca apo Holanda me skepticizmin e tyre bllokuan hedhjen e hapave të tjerë integruese,  prej 2020-ës protagonizmin e bllokimit e udhëheq Bullgaria.

Kryeministrat Rama e Kovaçevski dhe presidenti Serbisë Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp e ri-përsëritën në forma të ndryshme fjalën zhgënjim.

 

Top Channel