Presidenti serb, Aleksander Vuçiç shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kishin marrë sot në Bruksel “PO-në” për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptyar Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaceski, pas samitit të BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiç tha se Serbia do të punojë më shumë për të arritur standardet europiane të kërkuara nga BE.

“Së pari, besoj se miqtë tanë e meritonin të merrnin nisjen e procesit të negociatave dhe mendoj se do ta marrin sa më shpejt të jetë e mundur. Është e nevojshme sepse vendet kanë bërë gjithçka, në përputhje me rregulloren europiane.

Ndërkohë, në këto katër muaj, Serbia ka rritur shkëmbimet tregtare me BE. Këtë vit do të arrijmë 40 miliardë euro, nuk është vlerë e vogël. Imagjinoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël sa Serbia. Mendoj që mund të bëjmë shumë, u premtova kolegëve tanë europianë ësëhtë që do të bëjmë maksimumin për të arritur standardet europiane”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA