Vendasit shokohen nga peshkaqeni i rrallë ‘gojë-madh’ që del i ngordhur në fshat (fotot)

22/06/2022 18:11

Banorët e një fshati peshkatarësh janë shokuar nga një peshkaqen ‘monster’ i species “gojë-madh” që kishte dalë i vdekur në bregun e fshatit në Filipine, vdekja e të cilit ka vënë zyrtarët në urgjencë për gjetjen e përgjigjeve.

Peshkaqeni i ujërave të thellë u fotografua i ngordhur në ujëra të cekëta në zonën Gubat, në ishullin verilindor të Sorogon më 11 qershor.

Zëdhënësja e burimeve ujore Nonie tha se shkaku i vdekjes mund të ishte ngecja në një rrjetë peshkimi, raportonte rrjeti Rappler.

“Ne duam të verifikojmë shkakun e vdekjes së peshkaqenit gojë-madh, më pas ne duam ta ruajmë kufomën me anë të solucioneve prezervuese”, tha ajo.

Në imazhe të postuara në rrjetet sociale shiheshin rezidentët që rrethonin krijesën gjigante dhe disa prej tyre e preknin në kokë.

Kjo specie peshkaqeni jeton në thellësi rreth 3000 metra dhe kalon shumicën e kohës në errësirë.

Peshkaqeni gojëmadh ushqehet pak a shumë si balena  me anë të filtrimit të ujit për planktone.

Ata mund të peshojnë deri në 1 ton dhe arrijnë në 6 metra gjatësi.

Kafsha është zbuluar për herë të parë në ujërat e Haiti në vitin 1976.

FOTO GALERI
1/6
Banorët e një fshati peshkatarësh janë shokuar nga një peshkaqen ‘monster’ i species “gojë-madh” që kishte dalë i vdekur në breg

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA