Tifozët me aftësi të kufizuara të Liverpool-it kanë rrëfyer gjatë hetimit për incidentet në finalen e champions ligës se janë “trajtuar si kafshë” .
Mbështetësit ndryshe të Liverpol e kanë përshkruar policinë franceze të ashpër.
Një zëdhënës i mbështetësve me aftësi të kufizuara i tha Senatit Francez se një person me karrige me rrota duhej të kalonte mbi portat e mbyllura.
Ted Morris i kërkoi ministrit të brendshëm francez të jepte dorëheqjen për këtë ngjarje.
Ndërsa Ministri francez Gérald Darmanin tha se vetëm tifozët anglezë u ankuan për probleme jashtë stadiumit.
Ndeshja finale që u fitua nga Real Madrid, nisi me rreth 40 minuta vonesë pasi jashtë stadiumit u krijuan radhë të gjatë të tifozëve të Liverpol që nuk po mundnin të hynin në impiant.
Policia franceze përdori gaz lotsjellës dhe spraj piper ndaj disa mbështetësve para finales.
Ted Morris tha se është shmangur një katastrofë e madhe. Askush nuk mundi t’u vinte në ndihmë mbështetësve me aftësi të kufizuara.
“Tifozët me aftësi të kufizuara u trajtuan si kafshë. Unë dhe gruaja ime nuk u interesuam më për lojën”, vazhdoi ai.
“Ne u larguam në minutën e 86-të dhe stjuardi na tha se nuk mund të dilnim sepse disa francez ende po përpiqeshin të hynin në stadium. Ishte përvoja më e keqe në futboll”, mbylli rrëfimin zëdhënës i mbështetësve me aftësi të kufizuara të Liverpol
Top Channel