Transparenca e partive dhe financimi, Celibashi: Raportimi i partive politike është sipërfaqësor, s’kemi autorizim ligjor për…

22/06/2022 10:39

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi, është shprehur se duhet të përmirësohet kuadri ligjor për financimin e partive politike.

Në tryezën e diskutimit për financimin e partive Politike, Celibashi tha se raportimi i partive publike është sipërfaqësor dhe se kontrolli mbi to është formal, ndërsa shton se nuk kanë mjetet e duhura për të çuar më tej kontrollet.

Financimi i partive politike dhe fushatave është rregulluar, ka ardhur në standardin ku jemi sot përmes ndryshimeve të vijueshme. Në 2020 kuadri rregullator i fushatave mund të konsiderohet i plotë. Pasi është përcaktuar kush i financon, kush janë limitet dhe kush i mbikëqyr. A ka vend për përmirësim të sistemit, mendoj që po. Ne diskutime me përfaqësues politik mendoj se ardhur koha edhe rregullimi i palëve te treta i personave jo politik, ka ardhur koha të përfshihet në monitorim edhe shkrimet ne rrjetet sociale. Sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor i asaj që partitë deklarojnë. S’kemi autorizim ligjor për te shkuar me thelle. KQZ t’i jepet autorizime apo një institucioni tjetër për te bere verifikime çfarë prezantohet ne raport. Mendojmë se ndryshimet ne përgjithësi duhet te përfshijnë jo vetëm kodin ligjor por edhe ligjin për partitë politike. Edhe brenda partive politike mendojmë se ka pak transparencë. 131 parti politike sipas KQZ  te regjistruara, per me shume se 50% ska informacion për adresat apo organin drejtues. Mospërmbushja e këtij detyrimi duhet ta penalizojë deri ne mos-regjistrim ne zgjedhje. 80 parti s’kanë marre pjese ne kater zgjedhjet e fundit s’ka gjurme te aktivitet politik. Ligji duhet te ndryshoje ne lidhje me kontrollim dhe verifikimin financiar te partive. Ligji duhet te parashikoje qe KQZ ti fokusoje kapacitet ne partitë qe marrin pjese ne zgjedhje për te tjerët qe s’marrin pjesë te ketë një sistem tjetër psh short”, tha Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA