Studentja vritet me thikë nga përndjekësi i rrjeteve sociale me të cilin refuzoi të martohej (fotot)

22/06/2022 16:11

Një vajzë e re është qëlluar për vdekje me thikë në mes të ditës teksa zbriti nga autobusi pasi refuzoi propozimin e martesës nga një përndjekës të fiksuar me të.

Vrasja e tmerrshme e Naira Ashraf jashtë universitetit të saj në veri të Egjiptit ka tronditur vendin.

Një i dyshuar i quajtur ‘Mohammed A’ është arrestuar për vrasjen çnjerëzore të studentes para dëshmitarëve të shokuar.

Tmerri ndodhi jashtë hyrjes së universitetit të Mansoura rreth 100 km në veri të kryeqytetit Kairo dhe u regjistrua nga kamerat.

Vrasësi i Naira e qëllon vajzën sapo del nga autobuzi dhe vijon mizorisht ta bëjë këtë edhe pasi ajo është e shtrirë përtokë.

Pamjet e trupit të përgjakur të Naira u përhapën shpejt në rrjetet sociale në Egjipt, megjithë thirrjet për ndalimin e qarkullimit të pamjeve të rënda në rrjet.

Zyrtarët thanë se ajo kishte vdekur në vend ndërsa turmat kishin kapur vrasësin dhe e kishin rrahur teksa përpiqej të largohej.

Policia tha se vrasësi ka pranuar aktin dhe tha se e kishte bërë kur vajza kishte ndaluar t’i fliste në rrjetin Facebook pasi kishte refuzuar të martohej me të.

Rrjeti egjiptian Al-Falah Al-Youm, shkruante se Naira ndërkohë ishte bërë “e famshme në rrjetet sociale” duke grumbulluar shumë ndjekës.

Hetuesit thanë: “Ai e njihte studenten prej disa kohësh dhe kishin pasur një lidhje romantike, por ajo kishte nisur të punonte si modele, ishte bërë e famshme dhe kishte shumë ndjekës në rrjetet sociale”.

Rrjeti vendas  Najum Masria, tha se babai i viktimës kishte thënë se vrasësi kishte kërcënuar disa herë të bijën dhe ata e kishin raportuar në polici.

Më shumë se 40 dëshmitarë kanë folur me prokurorinë, duke përfshirë dhe punonjësin e sigurisë Ibrahim Al-Ajroudi, i cili neutralizoi të dyshuarin pas sulmit.

FOTO GALERI
2/5
Tmerri ndodhi jashtë hyrjes së universitetit të Mansoura rreth 100 km në veri të kryeqytetit Kairo dhe u regjistrua nga kamerat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA