Plagosja me thikë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale Kanë vijuar dhe sot protestat kundër hartës së re gjyqësore sot në Kurbin, ku ndryshe nga Lezha ka pasur një numër të lartë qytetarësh, të cilët kundërshtuan fort mbylljen e gjykatës së Kurbinit.
Banorët janë shprehur se mbyllja e gjykatës do të sillte shpopullimin e qytetit të Laçit, dhe vetë banorët do të detyrohen të kalojnë në vetëgjyqësi.
Avokatë dhe qytetarë e konsiderojnë absurditet lënien pa gjykate të kësaj zone me 90 mijë banorë, duke i kërkuar qeverisë që mos ta miratojë propozimin e KLGJ-së.
Krahas protestës qytetare, prej dy ditësh, avokatët e Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë kanë bojkotuar dhe masat e sigurisë, duke sjellë kolaps në sistemin e drejtësisë ndërkohë bojkoti vijon deri me datë 24 qershor.
Top Channel