E ftuar këtë të mërkurë në “Goca dhe Gra” është këngëtarja Aurela Gaçe, e cila është shprehur se një partner nuk duhet vetëm për nevojat fizike por në radhë të parë të flasësh me të e të ndash ngjarjet e përditshme.

Fatma Haxhialiu: Çfarë mendon për gratë e moshës 40-50, që duket sikur vdesin sig ra nuk kanë më feminilitet, seksualitet, nuk kanë më nevojë për një partner?

Aurela Gaçe: Mendoj që jeta nuk mbaron asnjëherë, njeriu mund të ridashurohet edhe 70-vjeç, se jeta vazhdon ke nevojë për një partner që të bisedosh me dikë. Nuk është vetëm ana fizike që ti ke nevojë.

Në radhë të parë kemi nevojë që të flasim me dikë, të pimë kafen, të ndajmë disa bisëda.

Rita Petro: Po kafen mund ta pish edhe me një shok, edhe anën fizike mos e anashkalo, jemi qënie erotike në çdo moshë, e di që ke frikë ta thuash.

Aurela Gaçe: Jo nuk kam frikë, them nga ana njerëzore ti kenevojë të ndash jetën me dikë, ato gjërat e tjera ngelen në dhomën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA