Gjendet i mbytur në lumin Vjosë një 58 vjeçar, ishte zhdukur prej katër ditësh
22/06/2022 17:19
Një 58-vjeçar i zhdukur prej katër ditësh, është gjetur pa jetë ditën e sotme në Përmet në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë.
Policia ka bërë me dije se 58-vjeçari me inicialet A.P., banues në Përmet, , sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel