Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.
Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.
Gjithashtu, postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin mjaft vëmendje dhe kështu ka ndodhur dhe me Instastory-n e saj më të fundit.
Muajin e fundit, artistët kanë vendosur të bashkojnë forcat me njëri-tjetrin dhe të lansojnë shumë projekte muzikore.
Hitet më të fundit numërojnë brenda shumë pak ditësh miliona klikime dhe madje disa prej tyre vetëm brenda 24 orëve arrijnë 1 milion klikime.
Top Albania Radio shkruan se ky fenomen (gjithmonë që nxit kaq shumë debat se si mund artistët tanë të kenë kaq shumë klikime kur jemi një popullsi kaq e vogël) e ka ‘prekur’ dhe Fifin e cila është tallur keqazi duke treguar se sa pak klikime në krahasim me këngëtarët tanë merr Drake, i cili është një ndër artistët më të mirë botëror dhe ka afro 27 milion ‘subscribers’.
“Drake bir më fal që nuk je këndej nga ne se i kishe pasur 28 milion deri tani”.
Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lansoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila këto kohë ka pasur rikthimin e saj pas një periudhe mjaft të gjatë pauze. “Meleqe” projekti që bashkoi dy artistet duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur plot 1 milion klikime në platformën YouTube.
Fifi gjithashtu sapo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Gent Fatali.”Pikturë” e cila numëron miliona klikime, duke rezultuar shumë i suksesshëm.
Top Channel