Policia arriti që të gjejë sot përgjatë rrjedhës së Vjosës në afërsi të fshatit Piskovë, trupin e 58-vjeçarit Agim Pelushi i humbur që prej datës 18.

Trupi është nxjerrë nga lumi edhe me ndihmën e shërbimit zjarrfikës dhe po ekzaminohet më tej në morgun e qytetit.

Agim Pelushi sipas familjarëvë që kishin denoncuar largimin e tij nga banesa kishte çrregullime psikike dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore të vazhdueshme.

Ata kanë pohuar për oficerët e policisë se gjendja psikologjike e Agim Pelushit ishte më e rënduar së fundit pas divorcit me bashkëshorten.

Ai ka jetuar kryesisht në Greqi ku edhe ka punuar për dy dekada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA