Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pak më parë pjesëmarrjen në samitin e BE-së që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, pas lajmeve pozitive që erdhën nga Sofja ku opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se do të marrë pjesë edhe pse “nuk do të ketë shumë për të dëgjuar”.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës! Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, shkruan Rama në Twitter.

 

Duket se Rama ka ndryshuar qëndrim nga dje, ku tha se pas një bisede të gjatë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm do të refuzonin pjesëmarrjen pasi do të përballeshin me një tjetër “Jo, më fal”.

Top Channel