Vetos bllokuese bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut e si pasojë dhe ndaj Shqipërisë në rrugëtimin  Europian, duket se  po i vjen fundi.

Udhëheqësi opozitës bullgare Boyko Borissov, në një konferencë për shtyp paraditen e të Mërkurës,  deklaroi se ai i ka kërkuar 59 deputetëve të partisë së tij GERB,  ti hapin dritën jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në çeljen e mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE-n.

“Partia jonë është e gatshme ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut në prag të mbledhjes së Këshillit evropian, nëse komisioni parlamentar për politikën e jashtme mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm pasditen e kësaj të Mërkure. Nëse kryeministri nuk e bën këtë, atëherë partia jonë GERB do të bisedojë me grupet parlamentare pro Euro-Atlantike në parlament, nëse bien dakord për një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme nga ku do të miratohet propozimi francez”.

Ish-kryeministri bullgar Borissov theksoi se vendimmarrja për këtë çështje kthehet në emergjente,  gjë e cila pritet me ankth nga udhëheqësit e Ballkanit dhe ata të BE-s, pasi më 23 dhe 24 Qershor mbahet samiti europian.

Kjo gatishmëri  e Boyko Borissov duhet të marrë mbështetjen e kryeministrit Kiril Petkov,  ndaj të cilit  mbrëmjen e të mërkurës në parlament mbahet një mocion mosbesimi.

Është presidenti francez Emanuel Macron përmes një propozimi ku parashikohet se marrëdhëniet bilateral mes Shkupit dhe Sofies do të jenë pjesë e procesit negociues me BE-n.

Miratimi nga parlamenti Bullgar këtij propozimi heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Qëndrimi Boyko Borissov për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut mori falënderimet e komisionerit për zgjerim  Oliver Varhelyi.

Në emër të BE-s tha komioneri Varhelyi falenderoj  liderin e opozitës Boyko Borissov,  për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Vetoja bullgare ndaj Shkupit ka bërë që edhe Tirana  të mbetet peng i fatit të Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjet e shkuara të Këshillit Europian nuk u mor në konsideratë ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin evropian.

Këshilli Europian në mbledhjet  e datës 23 dhe 24 Qershor,  ka ftuar edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor me statusin e vëzhguesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA