Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mrënjohjen ndaj grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, të vetëdijshëm se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
🇦🇱🇩🇪🇪🇺
Mirënjohje grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në familjen europiane.
Shqipëria do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, të vetëdijshëm se kjo është e vetmja rrugë që ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të miqve të Shqipërisë.
Top Channel