Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Shkodër-Koplik.

Mësohet se një grua rreth 35-40 vjeçe ka humbur jetën ndërsa po udhëtonte me biçiklete dhe është përplasur nga një automjet.

Aksi Shkodër-Koplik mbetet një nga akset më problematike në Shqipëri dhe shkak është errësira në këtë rrugë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa drejtuesi mjetit është shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA