West Ham, 30 milion për Brojën. Sulmuesi kuqezi është rikthyer tek Chelsea pas huazimit për tek Southampton

West Ham e ka seriozisht me Armando Brojën. Klubi londinez kërkon të vë nën urdhrat e David Moyes  sulmuesin e përfaqësueses shqiptare për të cilin sipas Sky Sport është gati të ofrojë 30 milionë Paund për kartonin e tij.

West Ham dëshiron të intensifikojë tratativat për 21-vjeçarin pavarësisht dyshimeve për të ardhmen e disa prej drejtuesve të Chelseat që ka në zotërim kartonin e futbollistit.

Armando Broja ra në sy me paraqitjet e tij këtë sezon me fanelën e Southamptonit ku ishte dhënë në formë huazimi, pasi shënoi 9 gola të shënuar në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Adili largohet nga Vllaznia. Shkodranet publikojnë lëvizjet e merkatos në prag të kupave të Europës

Vllaznia përshëndetet më një prej emrave më të dashur të tifozerisë së saj,qendërmbrojtësin Mevlan Adilin. Futbollisti i ka thënë lamtumirën skuadrës shkodrane dhe ka përshëndetur të gjithë nëpërmjet një mesazhi emotiv që u publikua edhe nga vetë Vllaznia në profilin e saj në rrjetet sociale

“Faleminderit Shkodër, Faleminderit KF Vllaznia. I lumtur qe i kam sherby keti qyteti kaq te bukur , qytet me kultur, art,tradit, qytet qe jeton me sport sidomos me futbollin,keti populli qe meriton gjithcka sepse e bajn cdo gje me zemer te bardh dhe pa asnje interes”, shkruan ndër të tjerat Adili në mesazhin e tij.

Ndërkaq, Vllaznia bën të ditur një tjetër lëvizje teksa ka marrë në skuadrën e parë kapitenin e skuadrës së 19-vjeçarëve, Rejan Alivoda, duke hedhur në këtë mënyrë sytë edhe nga ekipet zinxhirë të saj.

Egnatia nuk ndalet në merkato. Skuadra nga Rrogozhina rikthen Hysenin në Superiore nga Besa e Kavajës

Egnatia vazhdon të jetë ndër klubet më aktive në merkaton e transferimeve. Skuadra nga Rrogozhina nëpërmjet drejtorit sportiv të saj Ndriçim Shtubina konfirmo ardhjen e mesfushorit 22 vjeçar Erald Hyseni nga skuadra e Besës me këtë të fundit që rikthehet në Abissnet Superiore pas sezoneve 2018/19 dhe 2019/20 kur është aktivizuar me skuadrën e Luftëtarit.

Hyseni është afrimi i 7 i Egnatias në merkaton e transferimeve të kësaj vere, ndërkohë që edhe largimet kanë qenë të shumta te kjo skuadër së cilës i kanë thënë lamtumirën 9 lojtarë duke përfshirë edhe vetë Ndricim Shtubinën që tani është pjesë e bordit drejtues të klubit

Partizanti përforcohet për Europën. Kryeqytetasit i kërkojnë “ndihmë” Kukësit për ndeshjen me Saburtalon

Partizani bën 2 goditje të reja në merkaton e verës. Të Kuqtë, që ndodhen në Slloveni për fazën përgatitore për ndeshjen e Conference League me Saburtalon, zyrtarizuan ardhjen e Bekim Rexhepit dhe Edison Ndrecën.

Portieri rexhepi la skuadrën e Shkëndijës për t’u transferuar te kryeqytetasit duke nënshkruar me të një kontratë 3-vjeçare deri në 2025. Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar tek Skënderbeu ndërkohë që do të vazhdojë të qëndrojë në kampionatin tonë, por me fanellën e Partizanit

Gjithashtu të kuqt konfirmojnë edhe marrëveshjen me skuadrën e Kukësit për huazimin e Edison Ndrecës, për ndeshjet e në kompeticionet evropiane. Në përfundim të tyre Ndreca do të kthehet sërish te skuadra verilindore.

Ndërkaq skuadra e partizanit vijon punën përgatitore teksa këtë të enjte do të luajë miqësoren e dytë në Slloveni, atë me Jadran Dekanin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA