Djali 18-vjeçar i Elon Musk ka paraqitur disa dokumente në gjykatë duke kërkuar të ndryshojë ligjërisht gjininë nga mashkull në femër dhe të ndryshojë mbiemrin, duke deklaruar:

“Unë nuk jetoj dhe nuk dëshiroj të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë lloj mënyre apo forme”.

Xavier Musk, 18 vjeç, dorëzoi dokumentet në Santa Monica, Kaliforni, më 18 prill, duke kërkuar që të njihej nga ai moment e më pas si Vivian Jenna Wilson,  në përputhje me identitetin e saj të ri gjinor.

Adoleshentja transgjinore shpjegoi se kërkon mbiemrin e nënës së tyre për t’u larguar nga babai Elon Musk.

Musk ishte i martuar me nënën e Vivian, autoren kanadeze Justine Wilson, nga viti 2000 deri në divorc në vitin 2008.

Dyshja ka së bashku binjakët  Xavier, tanimë Vivian dhe Griffin dhe djem trenjakë Damian, Kai dhe Saxon.

Ai ka edhe dy fëmijë të tjerë, me këngëtaren Grimes, me të cilën ai ka pasur një lidhje të vazhdueshme.

Fëmijët e tij kanë mbajtur një profil relativisht të ulët, pavarësisht famës së babait të tyre. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga Musk për vendimin e vajzës së tij për t’u distancuar nga ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA