Dhoma e Avokatisë e Lezhës ka nisur protestën ditën e sotme në qytet, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Marshimi ka filluar nga Gjykata e Lezhës në drejtim të sheshit qendror.
Avokatët e Lezhës u janë bashkuar edhe avokatët e Kurbinit si dhe deputetja PD-së, Lindita Metaliaj.
Protestës deri më tani nuk i është bashkuar asnjë qytetar, gjithashtu është vënë re dhe mungesa e shumë avokatëve.
Dhoma e Avokatisë Vendore në Lezhë tha dje se protesta do të zhvillohet sepse mbyllja e gjykatave do të sjellë shkurtim të cilësisë dhe shpejtësisë për zgjidhjen e çështjeve të qytetarëve të Lezhës, Mirditës, Kurbinit dhe Krujës.
“Duke risjellë në vëmendje të opinionit publik edhe njëherë se Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë i mbyllën dy gjykata të Shkallës së parë, Gjykata e Krujës dhe ajo e Kurbinit, si radhë ndonjë dhomë tjetër. Këto shkurtime prekin drejtpërdrejtë cilësinë, shpejtësinë dhe aksesin e qytetarëve të Lezhës, Mirditës, Kurbinit dhe Krujës në marrjen e drejtësisë. Kemi vendosur të thërrasim protestë duke ftuar të gjithë qytetarët e Lezhës, pa dallime politike apo shoqërore. Është bërë e qartë tashmë nga ana e mediave lidhur me vendimin tonë për të bojkotuar edhe me një javë tjetër të gjitha seancat gjyqësore. Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e martë datë 21.06.2022 ora 10:00 me protestën kundër “Hartës Gjyqësore” përballë bashkisë Lezhë. Kohëzgjatja e protestës do të jetë 2 orë”, thuhej në njoftimin e dhomës së avokatisë në Lezhë.
Top Channel