Takimi i së martës në Bruksel mes delegacionit  të Kosovës dhe atij të Serbisë u finalizua me arritjen për zbatim të marrëveshjes për energjinë ndërmjet dy vendeve , në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajmin e konfirmoi  i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës , thotë se kjo marrëveshje  mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës.

Tashmë pritet që që palët të dakordohen edhe rreth përgatitjeve për një takim në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Fillimisht, të martën, janë zhvilluar takime bilaterale të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më Lajçak ka pasur edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç.

Takimet e sotme në kuadër të dialogut po zhvillohen vetëm dy ditë para se në Bruksel të zhvillohet një takim i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë shihet si një prej sfidave më të mëdha për rolin e Bashkimit Evropian në rajon.

Top Channel