Lobimi me 700 mijë euro/ Meta reagon për akuzat: Histori që nuk ka ekzistuar

21/06/2022 15:09

Presidenti Ilir Meta, u shfaq i qetë duke zhvlerësuar kallëzimin ndaj tij në SPAK depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri, me pretendimin se kreu i shtetit ka shpenzuar për lobim 700.000 euro.

“Lajme absurde asnjë shpërqendrim nga detyra deri 24 Korrik dhe angazhimet e Ilir Metës në 25 Korrik. Gazeta austriake do ta marrë përgjigjen. Një histori që nuk ka ekzistuar. Ata që kërkojnë letra për azil të bëjnë të tyren. Inceneratorët vijojnë punën.

Edhe njëherë tjetër nga kopshti presidencës, Ilir Meta përsëriti qëndrimin kërcënues për shumicën e Edi Ramës pasi ai të mbyll mandatin si president.

“Ky sistem do të shkundet nga themelet par 25 korrikut”.

Ish-deputeti demokrat  Halit Valteri i cili në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kandidoi në listën e PD-së, për të dytën herën në 7 qershor, ngjiti shkallët e SPAK për të dorëzuar kallëzimin e dytë për presidentin IlirMeta. Halit Valteri thotë se disponon dokumente  shumë të sigurta për shkeljet e rënda që presidenti ka bërë. Ish deputeti Valteri, pretendon se presidenti Ilir Meta, përmes një lobimi ka shpenzuar 700.000 euro për të bërë dy fotografi.

 

 

 

Top Channel